Megjithëse ‘ dekreti për zhdekretim’ i Metës është konsideruar ‘ nul, ka nisur sot në orën 19:00 në ambientet e presidencës takimi i parë konsultativ mes Kreut të Shtetit, Ilir Meta me krerët e partive politike, për caktimin e një date të mundshme të zgjedhjeve, ashtu siç njoftoi një ditë më parë.
Në takimin e parë te Meta do të jenë krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aleate të PD. Në këto momente në Presidencë janë parë të hyjnë, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka etj.
6 ditë më parë nga Kamza, pas një mbledhje mes tyre, krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë kanë hedhur në tryezë idenë e shtyrjes së zgjedhjeve me 6 muaj. Ka gjasa që këtë ide ta ndajnë edhe me Presidentin.
Në daljen e djeshme për mediat, Presidenti Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, si një formë për të shmangur konfliktin më 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje.
Veritas.com.al/