Nga L. Skiro/

Të dy ngjarjet janë zgjatim i njëra tjetrës ose pjellë e njëra tjetrës. PD e moralizoi dhunën, apo dhuna e moralizon PD-në? Apo PD e frymëzoi Mihal Kokëdhimën, apo dhuna qëndron e fshehur në mendje të prishura?

Është njësoj si veza pulën apo pula vezën?

PD prej disa muajsh po ushtron dhunë ndaj të gjithëve, fëmijë e të rritur, me të vetmin motiv se e do pushtetin të pa votuar, e do si para në dorë. Edhe Mihali i Kokëdhimës bëri të njëjtën gjë: Dhunoi barbarisht turistët spanjollë dhe me këtë rast na dhunoi të gjithëve me anë të pamjeve të kobshme…

Sot ka qenë dita e fundit r dhunës që ushtroi Pd në qytetin verior të Shkodrës, ku ka akoma frymën e Fishtës, Mjedës, Gurakuqit. PD mblodhi pak njerëz, nga më vulgarët e Shkodrës dhe iu sul institucionit të dalë nga vota duke e kërcënuar se ‘nuk e lë shtetin të shtetërojë’.

Është e njëjta vijë, e njëjta logjikë pa logjikë, e njëjta idiotësi dhe e njëjta dhunë si e Porto Palermos ashtu edhe e PD-së. A mund të dhunohen turistët me thika e me geushta e me xhama makinash, dhe prapë të kesh turistë? Jo. A mund të ushtrosh dhunë pa pushim në sheshe e në rrugë dhe prapë të thuash se do pushtet? Jo.

E përbashkëta mes PP (Porto Palermo) dhe PD (Partia Demokratike) është njolla e zezë që i kanë vënë vendit tonë dhe kombit tonë në sy të botës mbarë. Gjithë bota e mori vesh dhunën e PP mbi turistët. Gjithë bota e ka marrë vesh dhunën e PD mbi demokracinë, mbi parlamentin dhe mbi stabilitetin. Aq sa edhe aleatët perëndimorë ishin gati t’i shpallnin ‘organizata dhune’.

E përbashkëta është se të dy palët njësoj, duan të fitojnë atë që nuk u takon, por me dhunë. Të paktën këta janë budallenj, sepse nuk kan kuptuar as gjënë më të vogël: Që sot nuk jemi në shekullin e dhunës. Nuk kanë kuptuar as edhe një gjë tjetër më të thjeshtë: Se dhunë pas dhune, një ditë do të takosh ‘hundëleshin’ e përrallës që dhunonte këdo që shikonte rrugës… Ja ku është hundëleshi për PP: Mihali është në burg, ndërsa turistët në jetën e tyre. Ja edhe hundëleshi për PD: Këta janë në rrugë dhe as i njeh kush mes qeverive perëndimore të botës, ndërsa jeta ecën normalisht…

A PP frymëzoi PD-në apo PD frymëzoi PP-në? Pula vezën dhe veza pulën.

VERITAS.COM.AL/