Zi në botën e gazetarisë. Eshte shuar drejtori i “Di Piu”. Në karrierën e tij të gjatë kishte drejtuar “Gente” për 20 vjet

Sandro Mayer vdiq në moshën 77 vjeçare. Ai është një nga gazetarët më të njohur në botën e gosip.

Për shume vite ishte drejtor i te perjavshmes “DiPiù” dhe i ftuar fiks në Rai Uno në shfaqjen e talenteve ” Ballando con le Stelle “.

Ka punuar në programin e Milly Carluccit për një kohë të gjatë si opinionist.Ka lindur ne Piacenza më 21 dhjetor 1940.

Diplomuar në Shkencat Politike, ka marre pothuajse menjëherë karrierën gazetareske. Në fakt në karrierën e tij të gjatë ai ishte drejtor i disa revistave të njohura.

Nga Dolly në Novella 2000 duke kaluar në Epoca. Në vitin 1983 ai mori udhëheqjen e Gente që e mbajti për rreth 20 vjet.

Përveç Ballando con le Stelle, Mayer ka marre pjesë edhe në disa programe televizive të së dielës pasdite. Ndër to Domenica In dhe Buona Domenica.

Ka punuar gjithashtu si autor teatri dhe regjisor.

Veritas.com.al/