Nga: Alex Brandon-Pool/Getty Images, AP Photo/Pablo Martinez Monsivais

 

Çfarëdo që mund të mendoni për trashëgimine e dinastisë Bush, askush nuk mund të akuzojë kurrë familjen se nuk tregon klas dhe njerzillëk.

Dhe shembull i pastër i kësaj, ndërsa i thonin lamtumirë patriarkut të tyre të dashur, gjithashtu ka shërbyer si një kujtesë e rëndësishme se sa e tmerrshme është familja McCain.

Mbani mend kur senatori John McCain (R-AZ) vdiq?

Si mund ta harroni?

Funerali zgjati më shumë se sezoni i parë i Cop Rock – diçka si nëntë episode.

McCain vdiq të shtunën dhe shërbimet e tij funerale  nuk përfunduan deri të dielën e ardhshme, por vetëm pasi ai kishte vizituar tre qytete të ndryshme. George H.W. Bush vdiq të premten dhe shërbimet e tij do të përfundojnë të enjten. Të dy burrat ishin heronj legjitim të luftës, por vetëm njëri ishte president i SHBA.

Megjithëse është iluminative, kjo është më e pakta.

Funerali i Presidentit Bush ka qenë i bukur, me klas, unifikues dhe i dashur. Nuk ka pasur doza ekonomike, as makinacione për shkurtim fondesh nga varrimi.

Akti i thjeshtë dhe i denjë i familjes Bush për të varrosur sëpatën e luftës me Presidentin Trump, akti i tyre patriotik për ta bërë presidentin (dhe përkrahësit e tij) te ndjehen të mirëpritur dhe të nderuar në këto shërbime, që është patriotizem i vërtetë, dhe  kjo është ajo që demokracia Amerikane duhet të jetë.

Për më tepër, për shkak të kësaj, sado e trishtuar sa është e gjitha, funerali ka qenë një ngjarje kombëtare e shëndetshme dhe ngritëse, një kohë e rrallë në këto ditë të hidhura kur të gjithë amerikanët kanë ardhur së bashku, një kujtesë e rëndësishme që, pavarësisht nga dallimet tona, ne ndajmë një kulturë të përbashkët dhe mirësjellje.

Dhe gjithashtu është, me anë të krahasimit, një tjetër përkujtim se funerali i McCain-it ishte diçka më afër një gjeje te turpshme.

Deri tani, pjesa më e keqe e ikje ardhjeve te festëmerisë se McCain-it ishte spektakli prej kllouni të hipokrizisë së pacipe, moralizimi i derdhur pa kufi gjetur në një temë që lutej që ne të ktheheshim në ditët e mira të vjetra kur njerëzit ishin civilë me njëri-tjetrin – dhe akoma, i gjithë ky  budallallëk ne lidhje me “civilizimin” vinte nga ata që përdorën funeralin e një heroi të luftës për të goditur dhe për të poshtëruar këdo që nuk është anëtar i klubit të tyre elitar – përfshirë, te pafalshmin, presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Fshikullimi djallëzor, i papjekur  i presidentit është i pafalshëm, jo për shkak se Donald Trump u fshikullua, por sepse zyra e presidencës u fshikullua. Kjo zyrë përfaqëson Ne Popullin, dhe pa marrë parasysh se kush e zë atë zyrë, qoftë Barack Obama ose Trump, kur ju ndyeni mbi Presidentin ju ndyeni mbi njerëzit, dhe kjo është sa e tmerrshme është familja McCain.

Dhe pastaj ishin të ashtuquajturat elogji, shumica e të cilave ishin akte të dënueshme të shfrytëzimit narcistik. Nga njëra anë, kishte elogji qe u përdoren si tabelë qitjeje kundër Trump dhe mbështetësve të tij, dhe nga ana tjetër kishte ato si Meghan McCain – fëmija e vete te vdekurit, për hir të Zotit – qe përdori elogjine e saj për të rritur profilin e saj mediatik,qe të krijojë një moment të YouTube, për ti siguruar të njëjtat media të shëmtuara që personalisht shkatërruan babanë e saj gjatë kandidimit të tij presidencial të vitit 2008, se ajo është një prej tyre.

“Amerika e John McCain nuk ka nevojë të bëhet përsëri e madhe, sepse tashmë është e madhe,” tha e tmerrshmja Meghan.Dua të them, ajo me të vërtetë e tha kete – në një funeral – funeralin e babait të saj.

Gjithçka në lidhje me funeralin e McCain tregoi se sa e cekët, makute, e pasigurt dhe e vogël është ajo familje. Ndër të tjera…

Duke fshikulluar publikisht presidentin amerikan.

Duke fshikulluar publikisht Sarah Palin, miken më besnike te garës se 2008.

Zgjedhja e mbajtësve te barrës për të arritur një goditje për Trump.

Elogji plot me linja duartrokitjesh me kosto te ulet.

Pjesëmarrësit e funeralit duke duartrokitur partitokracine meskine fort sikur të ishin në një manifestim.

Funerali i John McCain u transformua në diçka të hidhur dhe joamerikane, diçka e turpshme dhe e vogël. New Yorker me vend e përshkroi atë si “takimi më i madh i rezistencës”.

“Dy ish-presidentë dhe një bijë elokuente u bashkuan për të qortuar te paftuarin Donald Trump, shkroi  New Yorker duke shtuar,” Shërbimi funeber për John Sidney McCain III, në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit … ishte i gjithi një qortim për Presidentin e tanishëm te paftuar te Shteteve të Bashkuara, ekzaktesisht sic e kishte planifikuar atë McCain. ”

Çfarë turpi, dhe çdo njeri i mirë e dinte në atë kohë se ky ishte një turp. Por, me aktin e tyre të mirësjelljes, humanizmit, dinjitetit dhe modestisë, familja Bush përsëri na kujtoi se kush janë ata me të vërtetë dhe kush janë ne te vertete McCainët.

Shume shpejt? Eshtë shumë herët për të treguar të vërtetën për McCainët? E dini çfarë, nuk më intereson nëse është shumë shpejt. Jam keq dhe i lodhur duke me thënë atë që mund dhe nuk mund të them, dhe jam vërtet keq dhe i lodhur nga të qenit emocionalisht i shantazhuar për te  mos thënë të vërtetën. Pra, kjo është … dhe të gjithë e dini se kam të drejtë.

Zoti bekoftë dhe mbajtte Presidentin George H.W. Bush dhe familjen e tij.

Dhe Perëndia të falë John McCain dhe të tijtë.

Veritas.com.al/