Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me për dëshminë e ish-oficerit të policisë së Krujës të publikuar ditën e djeshme nga PD.

Oficeri Emiljano Nuhu pretendon se ka qenë prezent në kohën  kur një vajzë e dhunuar ka paraqitur dëshminë e saj për dhunim, por Policia nuk e ka pranuar për shkak se dhunuesi është djali i një deputeti të maxhorancës Parlamentare.

Organi i akuzës mësohet se ka administruar në dosje materialin filmik e zanor me dëshminë e oficerit Emiljano Nuhu, ndërsa objekti i hetimit është verifikimi i rrethanave të paraqitura në dëshmi.

Burime jo zyrtare thanë se Prokuroria po kryen veprimet paraprake për të vlerësuar nëse ka elementë të veprës penale në materialin e publikuar.

Ndërkohë grupi i hetimit pritet të këqyrë regjistrin e hyrje-daljeve të komisariatit të policisë së Krujës për të verifikuar saktësinë e deklarimeve të rënda nga ish-oficeri Emiljano Nuhu.

Ai ka pretenduar se është kërcënuar në zyrë pasi ka marrë kallëzimin e shtetases xhensila maloku ndaj djalit të deputetit të PS, Rrahman Rrahja.

Në vazhdim të procedurave të hetimit nëse gjenden elementë të veprës penale grupi i hetimit do të kërkojë shpjegime edhe nga protagonistët e përmendur në dëshminë e ish-policit Emiljano Nuhu.

Po kështu prokuroria pritet të verifikojë edhe mënyrën si është trajtuar denoncimi i vajzës për djalin e deputetit të PS nga komisariati nr.3 në tiranë por edhe nga policia e Krujës.

Për këtë arsye, grupi i hetimit ka marrë edhe dosjen e prokurorisë së Durrësit për të parë nëse janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e padisë së bërë nga shtetasja Xhensila Maloku ndaj djalit të deputetit të PS.

Veritas.com.al/