Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, se ‘kryetari i bashkisë Vore ishte burgosur në Greqi’, ky ka reaguar për median.

“Sapo jam njohur me një tekst letre të publikuar nga PD, ku pretendohet se unë jam dënuar dhe dëbuar nga shteti grek. Me përgjegjësi ligjore dhe morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar. Autorët dhe akuzuesit publikë që shpifin ndaj personit tim, për një qëllim të vetëm, atë të ndotjes politike të kundërshtarit, do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara.”- u shpreh Kajmaku.

Përmes një shkrese drejtuar sot Prokurorisë PD verifikim për pastërtinë e figurës për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Sipas opozitës, Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi dhe nuk ka udhëtuar për 12 vite me radhë drejt vendit fqinj.

Veritas.com.al/