Kambana e Big Ben në selinë e Parlamentit Britanik do të bjerë ehde një orë para se të bjerë në qetësi për shkak të punës për riparimin, e planifikuar deri në vitin 2021.

Pas 12 të rënave të hënën në mesditë, kambana do të nisë periudhën më të gjatë të heshtjes që nga tingulli i parë në vitin 1859.

Ndërprerja do të lejojë punëtorët që të mund të mirëmbajnë më mirë orën Viktoriane dhe kullën e  orës, por do të privojnë londinezët dhe turistët e Londrës nga tingujt ikonikë të qytetit.

Disa ligjvënës kanë qenë kritik ndaj heshtjes së gjatë, duke e quajtur Big Ben-in si një simbol të rëndësishëm të demokracisë Britanike. Ata kërkuan ngushtimin kohës së nevojshme për riparim.

Veritas.com.al/