Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, senatori republikan John McCain. McCain ka vdekur të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij e shtypit.
McCain ishte senator në Shtetet e Bashkuara për tre dekada; kandidat Republikan për president të SHBA. Ai ishte diagnostikuar me kancer në tru që në korrik të vitit 2017.
Më parë ai kishte shërbyer si “hero”në Luftën e Vietnamit në vitet ’70.
Sipas njoftimit nga familja e tij, McCain ndërroi jetë pasditen e së shtunës, pranë gruas së tij, Cindyt.
Qeveritarët shqiptarë kanë reaguar menjëherë pas lajmit mbi vdekjen e senatorit amerikan.
Kryeministri Rama e falënderon dhe uron të prehet në paqe me një fjali në anglisht: “Thank you for all and rest in peace Senator”.
Presidenti Meta gjithashtu ppërdori fjalë patetike e të njohura:
‘Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe”.
Sali Berisha, ish president i Republikës:
“…John McCain, një hero i lirive dhe të drejtave të njeriut, amerikan i madh, ikonë e qëndresës së njeriut për vlerat që beson dhe mik i shquar i shqiptarëve”.
Bujar Nishani, ish- president i Republikës:
“Zoti e bekoftë trashëgiminë tuaj”
Veitas.com.al/