Referendumi për pavarësi në Catalonia ka nisur përmes kaosit, me përplasje me policinë kanë ndodhur në përpjekjet e policisë për të ndaluar votimet.
Qeveria Spanjolle ka premtuar të ndalojë votimet që ishin shpallur të pa ligjshme nga gjykata kushtetuese e vendit.
Oficerë të policisë po ndalojnë popullin që të votojë, ata i kanë konfiskuar fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit.
Në kryeqytetin e rajonit, Barcelona, dëshmitarët thanë se policia ka lëshuar fishekë manovre gjatë protestave pro-referendum.
38 persona janë plagosur, shumica lehtë, tha shërbimi i emergjencave të Catalonia.
Lideri Catalan, Carles Puigdemont dënoi veprimet e policisë .
“Një dhunë e pajustifikuar… nga shteti Spanjoll nuk do ta ndalojë vullnetin e popullit Catalan”- iu tha ai reporterëve.
Veritas.com.al/