Këshilli i Mandateve miratoi rregulloren e re të Kuvendit, në të cilin parashikohet përjashtimi deri në 2 muaj i deputetëve që përfshihen në skena dhune apo kaosi, siç ka bërë “Folotorja” e udhëhequr nga Sali Berisha.
Ne seancën plenare, që mbahet të enjten, Mazhoranca pritet ta miratojë në formë përfundimtare. Sjelljet agresive të deputetëve të Foltores janë ndëshkuar nga Komisioni i Etikës.
Një pjesë e tyre janë dënuar me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Por as ky ndëshkim nuk e ka disiplinuar dot Foltoren, e cila në çdo seanca nuk ka bërë asgjë tjetër, por vetëm ka shtuar emra deputetësh në “listën e zezë”.
Kujtojmë se në mes të kaosit, mazhorancës iu deshën disa minuta për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa Berisha me mbështetësit e tij vijoi rrugën e zhurmës dhe kaosit.