Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit. Sipas Report Tv kjo është sasia e peshuar deri më tani, pas dyshohet të jetë në sasi më të mëdha. SPAK ka firmosur urdhër arrestet që priten që të ekzekutohen nga momenti në moment, e ndërsa raportohet se droga vinte nga Amerika Latine. Mësohet se droga ishte fshehur në dyshemenë e kontenierit me banane.

Report TV mëson se kompania, në kontenierët e së cilës u gjetën rreth 200 kg kokainë, kishte selinë në Tiranë dhe bëhet fjalë Massabi Fruits. Nga sa mësohet kjo kompani operonte në treg që prej vitit 2018 me importin e bananeve nga Amerika Latine. Nga sa është raportuar deri më tani mësohet se janë shoqëruar në polici ortakët, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, të cilët kishin mbërritur për të tërhequr sasinë e bananeve. Ato kanë mohuar kategorikisht përfshirjen në këtë ngjarje.

Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësi që ka gjetur sasinë e madhe të kokainës.

Priten të mësohet të tjera detaje në vijim.

Pak ditë më parë, më 1 prill, në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një kontenier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

Vijon…