Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile.

Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Një djalë 12-vjeçar u vra nga një pemë që ra pranë Montauban, në jugperëndim, ndërsa në Mayenne, në Francën perëndimore, një burrë që drejtonte një “quad” vdiq pasi goditi një pemë që kishte rënë në rrugë.

Stuhitë goditën pothuajse të gjithë vendin, pas një kulmi të pazakontë të nxehtësisë për qershorin, me temperatura shpesh mbi 35 gradë Celsius.

Reshje të forta shiu me erëra mbi 100 kilometra në orë u regjistruan deri natën vonë dhe këtë mëngjes dëmet po vlerësohen pothuajse kudo.

Të paktën 100 000 shtëpi janë ende pa energji elektrike, veçanërisht në qendër të vendit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *