(Foto: Gjirokastra, qyteti ku ndodhi ngjarja)/

Media sot ka shkruar si e habitur  pse në Gjirokastër është gjetur i pajetë një banorë i qytetit i ardhur nga Italia. Ai jetonte aty siç jeton një shqiptar emigrant në Itali, kishte banesë, kishte një grua shqiptare me të cilën jetonte…

Sidoqoftë, lajmi është ky:

Një shtetas italian është gjetur pa jetë në lagjen ‘Manalat’ në Gjirokastër. Sipas medias, bëhet fjalë për 74-vjeçarin e identifikuar si Fausto Franko Bistri, me leje qëndrimi në Shqipëri, Gjirokastër.

Mësohet se viktima ka qenë karabinier në Itali, por tashmë në pension. Po kështu bëhet e ditur se 74-vjeçari bashkëjetonte prej tre vitesh me një shtetase shqiptare rreth 40 vjeçe.

Policia nuk ka bërë ende të njohura motivet zyrtare të vdekjes por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Veritas.com.al/