Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, bëri deklarata të forta të hënën se është duke konsideruar seriozisht shkrirjen e kartëmonedhës 500 Euro për shkak të përdorimit masiv në aktivitete kriminale.
“Ekziston një bindje e përhapur dhe në opinionin publik se këto kartëmonedha përdoren për qëllime kriminale … Në këtë kontekst që ne jemi duke konsideruar të marrim masa,” tha ai në përgjigje të pyetjes së një gazetari për të ardhmen e kartëmonedhës më të shtrenjtë Evropiane.
Zyrtarë të lartë të zbatimin e ligjit në Evropë thonë se kartmonedha 500 € (me vlerë rreth 557 $) e bën të lehtë për kriminelët të pastrojnë paratë dhe të lëvizin lehtësisht pa u vënë re.
Në një raport të vitit të kaluar, Europol thotë se paratë “cash” është “instrumenti i zgjedhur” për terroristët dhe kërkesa për 500 euroshe ishte e lartë, edhe se nuk janë komode për transaksionet e përditshme.
” Kartmonedha 500 euroshe përbën mbi 30% të gjitha kartëmonedhave në qarkullim, pavarësisht se nuk janë një mjet i zakonshëm pagese,” thoshte raporti.
Komisioni Evropian tha në fillim të këtij viti se do punojë me Bankën Qendrore Evropiane dhe Europol për të gjetur mënyra për të ndaluar fluksin e mjeteve monetare të terroristëve. Komisioni gjithashtu ka në plan për të rregulluar monedhat virtuale dhe kartat e para-paguar për të siguruar që kriminelët nuk mund të mbeten anonimë kur përdorin këto mënyra pagese.
Endri Allmuça
burimi/money.cnn.com