Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për udhëheqësin ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç i njohur ndryshe edhe si “Kasapi i Bosnjës”, për rolin e tij në gjenocidin në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës dhe krime të tjera të luftës.

Gjykata la në fuqi dënimin e Mlladiç në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për ish Jugosllavinë dhe paneli me pesë gjyqtarë të martën drejtohej nga Gjykatësi Kryesues Prisca Matimba Nyambe nga Zambia.

Nyambe së bashku me gjykatësit e tjerë në shumicën e gjetjeve të tyre, theksuan se argumentet e Mlladiç nuk qëndronin, përfshirë refuzimin e argumentit të Mlladiçit se Srebrenica ishte evakuuar për “arsye humanitare”.

Mlladiç u dënua në 2017 me burgim të përjetshëm për rolin e tij si komandant ushtarak gjatë luftës në Bosnjë, e cila zgjati nga 1992 deri në 1995.

Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës. Gjatë së cilës forcat serbe kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Në seancën e tij të apelit në Hagë, gushtin e kaluar, Mlladiç e ka cilësuar gjykatën si një “fëmijë” të fuqive perëndimore.

Pasi ka kaluar gati 16 vjet në arrati, ai është arrestuar në Serbi më 26 maj, 2011, dhe është transferuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë më 31 maj, 2011. Gjyqi ndaj tij ka nisur në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë. Dënimi i tij fillestar 40-vjeçar për gjenocid dhe krime të luftës u rrit më vonë në burgim të përjetshëm në 2019 – pjesa tjetër e së cilës ai do të shërbejë në MB.

Pas vendimit te Gjykates ka reaguar sekretari i shtetit i SHBA, Blinken:

“Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës dënoi ish komandantin e ushtrisë serbe boshnjake, Ratko Mlladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sjell një farë mase paqeje për viktimat dhe të dashurit e tyre. SHBA do të vazhdojë të flasë për drejtësi dhe përgjegjësi”, shkruan Blinken.

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.