Çmimin Nobel në Mjekësi e morën sot hungarezja Katalin Kariko dhe amerikani Drew Weissman, për vaksinën mRNA.

Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në fushën e ARN-së mesazhere që hapi rrugën për vaksinat kundër Covid-19.

“Të dy studiuesit u dalluan “për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazave nukleike që lejuan zhvillimin e vaksinave efektive të mRNA kundër Covid-19”, njoftoi juria.