Lideri i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont ka thënë se shumica e katalonasëve do të pranonin që të jenë pjesë e një lloji të sistemit federal zviceran.
“Nëse Spanja propozon një model si ky i Zvicrës, unë mendoj që do të jetë një ide në të cilën ne mund të punojmë dhe me gjasë shumica e katalonasëve do të bindeshin”, u shpreh ai, në një intervistë për median zviceran publik RTS.
Zvicra është e ndarë në kantone apo shtete federale që gëzojnë pavarësi dhe autonomi konsiderueshëm të rëndësishme.
Sipas Puigdemont, nëse Spanja do të ndahej në këso linja, atëherë asnjëri nga problemet e tanishme nuk do të ekzistonin. Ai është duke qëndruar në Belgjikë ku kërkoi azil pasi parlamenti i Katalonjës shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme me 27 tetor 2017.
Nëse kthehet në Spanjë, ai rrezikon të arrestohet. “Unë besoj që shumica e separatistëve të Katalonjës e kanë bërë të qartë përgjatë 40 viteve të fundit se është e mundur që të punojmë brenda një kornize autonome”, u shpreh tutje Puigdemont.
55 vjeçari, gjatë këtij muaji, ka braktisur formalisht idenë që të zgjidhet përsëri president i Katalonjës.
Veritas.com.al/