(FOTO: Fidel Kastro)/
Ndërsa bota e ka syrin te komuniteti në ekzil kubanez në Amerikë që po feston për vdekjen e Fidel Kastros, të tjerë që i kanë qeverisur vendet e tyre afërsisht si Kastro, po e përshkruajnë si “gjigand” mes autokratëve represivë i cili “rezistoi” ndaj fenerit të lirisë vetëm 90 mile në veri.
Më poshtë, katër përgjigjet nga autokratët rreth globit që mbajnë zi për vdekjen e Kastros.
Venezuela: Nicolás Maduro
(FOTO: Hugo Chavez)
Diktatori Venezuelian, Nicolás Maduro – i cili zyrtarisht e ka humbur postin e presidentit kur thërriti një peticion kushtetues, bëri një deklaratë në radio duke e krahasuar Fidel Kastron me diktatorin e fundit Venezuelian, Hugo Chávez, i cili ishte një aleat i afërt me regjimin e Kastros.
Siria: Bashar al-Assad
(FOTO: Bashar al- Assad dhe raul Kastro, vëllai i Fidelit)/
Edhe pse Siria dhe Kuba kanë vetëm pak nevoja të përbashkëta si shtete, të dy kombet kanë qenë afër njëri tjetrit në skenën botërore; duke votuar së bashku në OKB në favor të aleatëve të përbashkët si Kina dhe Kuba. Presidenti kaq shumë i sulmuar i Sirisë, Bashar al-Assad, mori pak kohë të Shtunën për të vlerësuar Kastron si “lider gjigand”.
Rusia: Vladimir Putin
(FOTO: Vladimir Putin dhe Fidel Kastro)
Si Kastro, edhe Putin ka menaxhuar për ta përjetësuar veten në pushtet për vite me radhë; dhe nuk ka plan të tërhiqet. Në deklaratën e tij, Putin iu referua Kastros se ndërtoi një vend si Kuba “të lirë dhe të pavarur, që ai dhe aleatët ndërtuan”. Ai tha se Kastro “u bë një anëtar me influencë i komunitetit ndërkombëtar dhe u bë një shembull frymëzues për shumë vende”.
Kina: Xi Jinping
(FOTO: Presidenti kinez Xi Jinping dhe Fidel Kastro)
Si një lider komunist për nga emri- por jo në praktikë si Maduro ose Assad – Xi Jinping ngriti lart Fidel Kastron . Xi e quajti Kastron një “lider i madh” në deklaratën për ngushëllimet për komunistin Kuban. Ai shtoi se kontributi i Kastros është “i pavdekshëm” dhe se i kushtoi “jetën e tij çlirimit të vendit të vet”- sipas agjencisë shtetërore kineze Hsinhua.
/Veritas.com.al/