/ Nga Breitbart.com/

Media amerikane Breitbart.com,  publikon artikullin e shkruar nga Frances Martel  ku thuhet se “në Mars 2016 janë publikuar email-e nga WikiLeaks që zbulojnë se George Soros, pjesëmarrës në një takim me John Podesta, shefin e fushatës elektorale të Clinton, kërkoi nga Podesta që të lexohet një memo që e akuzon presidentin Barack Obama se i ka dhënë guxim Islamizmit Radikal në Malaysia me favorin që të pranohej marrëveshja për Partnershipin Trans- Pacifik (TPP)”.

Podesta kishte marrë një email në mars 2016, nga zëdhënësi i Soros, Michael Vachon. “Ju kam bashkëngjitur një memo mbi TPP dhe Malaysia, përderisa ju mund të takoheni me George dhe Alex (Soros, dhe djali i George)” shkruan ai. “Në përgjithësi mendoj se George është më shumë i interesuar në politikë se tjetër gjë, nuk e imagjinoj se si ju nuk e harxhoni pak kohë me politikën”.

Podesta më vonë i postoi emailet te një zyrtar i fushatës së Clinton. Më shumë ato shërbyen për të ndikuar Podestën që të takojë George Sorros dhe të birin për darkë, me 15 mars 2016.

Memo i bashkëngjitur, titullohej “TPP dhe Kriza e Korrupsionit në Malayzi” duke argumentuar se Obama ka gabuar duke zgjedhur që të mbështesë kryeministrin e Malayzisë, Najib Razak, i akuzuar për një seri abuzimesh mizore me pushtetin, dhe si një person përgjegjës për rritjen dinamike të radikalizmit Islam në Azinë Juglindore.

Memo duket se ishte autorizuar nga John Pang, një anëtar i bordit të fondacionit Soros. Pang shkruante se Najib është  “një njeri poster i shekullit 21 për kleptokraci”, i cili ka përdorur “ideologjinë e supremacisë radikale, e cila po rrëzohet nën peshën e korrupsionit”. Këtë e ka bërë me qëllim që ta bëjë veten të fuqishëm në pushtet. Ai argumenton më tej se Najib,ka krijuar një “shet Islamik Malayzian ku supremacia e Islamikëve Sunni është dukshëm mbi nivelin e pushtetit politik dhe ligjor të Malayzisë”. Rezultati është “ky vend në të cilin 1 në 10 Mysliman kanë mendim të mirë për ISIS dhe 53 për qind (dmth., shumicë) janë në favor të implementimit të kodit penal Islamik, Huduh”.

Pang shkruan edhe se kryeministri i Malayzisë Najib ka ndaluar me ligj që Muslimanët të përdorin fjalën “Allah”, ka ndaluar Biblën në gjuhën Malayziane, dhe po vihen re mijëra qytetarë që po lënë Malayzinë dhe po drejtohen për në Shtetin Islamik në Irak dhe Siri. Brenda shtetit, Najib ka “ngritur kërcënimin me dhunë në demonstratat e rrugës kundër kinezëve etnikë kundër minoritetit të kristianëve, si  dhe ka fryrë anti- Semitizmin”.

Në memorie i jepet më shumë rëndësi faktit se  Najib ka përqafuar Islamin radikal se sa korrupsionit.

Malaysia është lojtar kryesor për kalimin e projektit TPP.

Malaysia ka refuzuar edhe që të jetë mikpritës i FIFA për lojrat e futbollit, me argumentin e vetëm që të mos lejonte izraelitë që të hynin në vend.

Memo shkruan se administrata e Obamës ka vënë baste të rënda dhe personale se kryeministri Malayzian Najib Razak “është një partner në rajon” dhe “strumbullar për Azinë”. Në memo, nënkuptohet, se kryeministri i dhunshëm e radikal i Malayzisë është lënë dhe lihet të veprojë kështu kundër lirisë së individit, pikërisht për shkak se është një kujdestar për TPP. TPP kalon përmes Malayzisë.. Administrata e Obamës ka lejuar që “të mbyllë një sy” para dhunës mbi të drejtat në favor të TPP.

/ Veritas.com.al/