Katër ushtarakë janë denoncuar në Prokurori për dezertim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Katër ushtarakët, pjesë e forcave komando, ishin me mision trajnues në Angli, por nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.
Ushtarakët duhet të ktheheshin nga misioni në fund tetorit, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Ministria e Mbrojtjes thotë se në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer janë njoftuar autoritetet britanike. Më tej është bërë njoftimi në prokurori.
Denoncimi i Ministrisë së Mbrojtjes është bërë tri ditë më parë në seksionin ushtarak të Prokurorisë së kryeqytetit.
Nuk bëhen të ditur identitetet e katër ushtarakëve.
Veritas.com.al/