Një sondazh i sapo lëshuar ka pohuar se pothuajse katër ne çdo dhjetë francezë besojnë se një revolucion i plotë është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve politike të vendit.
Rezultatii, i cili u mor nga sondazhi i firmes IFOP, tregon se 39 përqind e të anketuarve francezë thanë se një revolucion ishte i nevojshëm për të bërë ndryshime reale në vend, një shifër shumë më e lartë se kudo në Evropë, raporton Atlantico.
Në krahasim,vetëm 20 për qind e gjermanëve ranë dakord se revolucioni ishte një zgjidhje e qëndrueshme politike, dhe numri ishte edhe më i ulët për austriakët dhe polakët, në vetëm 14 për qind.
Drejtori i këshillimit në IFOP David Nguyen komentoi rezultatet duke thënë, “Gjëja e parë që duhet të thuhet është se ky është një numër absolutisht spektakolar. Katër në dhjetë konsiderojnë se një revolucion do të ishte një zgjidhje e mirë: edhe nëse nuk e dimë saktësisht se çfarë ata vënë pas kësaj fjale, kjo është shenja e një prezence radikale shumë e pranishme në shoqëri “.
“Ajo që na lejon të themi se kjo është një e dhëne e rëndësishme është se kjo shifër është shumë më e lartë se në të gjitha vendet e tjera evropiane që kemi testuar”, tha ai.
Nguyen tha se numrat reflektojnë mbështetjen e gjerë për lëvizjen Gilets Jaunes (Jeleket e Verdhe) duke shtuar: “Qeveria nuk mundet, pra, të vere bast mbi një ndryshim të madh të opinionit ndaj jelekeve të verdhe, thjesht sepse kërkesat e tyre sociale do të jenë gjithmonë legjitime për një pjesë të tërë të popullsisë. ”
Shumica e atyre që ndjenin se revolucioni ishte një zgjidhje e mundshme politike, sipas Nguyen,vijne si nga partia populiste Rassemblement National (Asambleja Kombëtare) e udhëhequr nga Marine Le Pen edhe nga e majta ekstreme France Insoumise(Franca e Panenshtruar) e udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon .
Sondazhet e opinionit ndaj lëvizjes Jeleket e Verdhe kanë treguar gjithashtu mbështetje të gjerë nga mbështetësit e Le Pen dhe mbështetësit e Mélenchon.
Nguyen tha se zemërimi në Francë ishte shumë më i lartë se vendet e tjera.
“Kjo është shumë shqetësuese sepse këto ndjenja negative janë edhe më të përhapura në Francë sesa në vendet e tjera evropiane. Në veçanti, ndjenja e zemërimit që është apriori motor kryesor i një shpirti revolucionar, “shpjegoi ai.
Veritas.com.al/