Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e katër personave, ka ndodhur këtë mbrëmje në kryqëzimin e fshatit Borizanë, në Fushë-Krujë.

Policia sqaron se nga përplasja e një makine tip “Audi” me një kamion me targa kosovare tre vetë kanë humbur jetën dhe  një tjeter ishte plagosur rëndë.

Por pak më vonë policia njoftoi se është rënduar bilanci i viktimave:

Ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur rëndë, që ishte transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, duke e çuar kështu në katër numrin e të vdekurve.

 Policia sqaroi se një mjet tip “Audi” i ka rënë nga pas një kamioni me targa kosovare, duke u shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimave, por policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë gjithë detajet e ngjarjes tragjike.

VERITAS.COM.AL