Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me homologun e tij grek Kiriakos Mitsotakis gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gazeta e Athinës “Kathemirini”  ka zbuluar detaje nga takimi i dy kryeministrave.

Media greke raporton se tema e parë e diskutimit ka qenë për tërmetin e rënë në vendin tonë.

Mitsotakis ka pyetur Ramën për gjendjen pas tërmetit në Shqipëri, ndërsa ky i fundit është përgjigjur: “ Gjendja është e vështirë, por fatmirësisht nuk kishte viktima dhe shtoi se ai mund t’i duhet edhe ndihma e Greqisë.

Kryeministri grek Mitsotakis u përgjigj se vendi ynë do të ndihmonte natyrshëm “-shkruan media greke.

Veritas.com.al/