Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje në Këshillin e Sigurimit në OKB, që të gjitha vendet të ndihmojnë ukrainasit që kanë nevojë dhe të mbështesin Ukraninën.
“Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet për aq kohë sa kalon, për sa kohë do të vazhdojë kjo luftë. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen hera-herës nga vende të ndryshme të Kremlit, kemi të drejtë të trëmbemi që një ditë kjo çmenduri të shëndrrohet në diçka dhe më të keqe. Mos harroni, që është aq e paimagjinueshme sot, saç ishte një luftë e tillë dje.
Ne kemi detyrën të ndihmojmë ata që kanë nevojë në këtë drejtim, Ukrainën dhe ukrainasit. Mund të kemi dallime sigurisht për mënyrën se si ta mbështesim Ukrainën, mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë, le t’i diskutojmë, por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate në qoftë se nuk pranojmë njëzëri kush është agresori dhe kush është viktima e këtij agresioni”, tha Rama.
Më tej, ai shtoi: “Ne nuk mund të fajësojmë dhe të mos të kuptojmë ata që janë gjithmonë e më të shumtë në numër dhe që pyesin se çfarë bën Këshilli i Sigurimit. Abuzimi i të drejtës së Vetos e ka mbajtur peng këtë këshillë, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojmë këtu. Në fakt, vlerat dhe rregullat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës, bota po kalon në mënyrë të rrezikshme, ku mund të kthehet në një tragjedi për të gjithë ne”.