Dhoma e Lordëve u paralajmërua se do të pësonte një shkatërrim nëse do të tentonte të bllokonte Brexit-in këtë muaj, pasi një projektligj u hartua në Dhomën e Përfaqësuesve mbrëmjen e së mërkurës.

Qeveria vëzhgoi Parlament  përpjekje të mbështetësvepër të acaruar më tepër situatën e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, me Përfaqësuesit që më në fund miratuan Projektligjin e Bashkimit Evropian (Lajmërimin e Tërheqjes) të pandryshuar, me 494 vota kundrejt 122.

Tani, Dhoma e Lordëve duhet të diskutojë dhe të aprovojë projektligjin përpara se Theresa May t’i japë BE-së kërkesën zyrtare të Britanisë për tërheqje në Artikullin e 50 të Lisbon Treaty.  

Sidoqoftë, qeveria nuk përbën më një maxhorancë në dhomën e lartë, pasi shumë kolegë janë pro-BE.

Një publikim nga një burim qeveritar kërcënoi natën e së mërkurës se Dhoma e Lordëve do të përballej me një shkatërrim nëse do të përpiqej të ndalonte planet e Brexit.

BBC e citon burimin, i cili thotë: “Nëse Lordët nuk duan të përballen me një lajmërim dërrmues publik se do të shkatërrohen plotësisht, ata duhet të ndryshojnë kah dhe të mbrojnë demokracinë duke e miratuar projektligjin.”

Sekretari i Brexit, David Davis gjithashtu i ka kërkuar Dhomës së Lartë që “të merret me punët e veta” dhe të bëjë “punën e vet patriotike dhe të na japë të drejtën që të negociojmë për një marrëdhënie të re”.

/Veritas.com.al/