Nga L. Skiroi/ Veritas.com.al/
Si mund të bëhet gjithë kjo zhurmë që nga kupola dhe.. pyetja e dytë: Si mund ta hanë njerëzia gjithë këtë mashtrim? Dje u mblodhën tre konspiraconistët më të mëdhenj të vendit: Kryeministri Rama, kryetari i SHISH, Ajazi dhe ambasadori i SHBA, Lu. Takimi ishte i rëndësisë së “luftës”, por ua dhanë gjithë mediave (!). Këta lëshuan një fjalë në vesh të mediave të tyre (që ta përhapnin) sikur ishin mbledhur për të gjetur Klement Balilin… Por nuk po e gjejnë dot (!)…
Si mund ta “hanë” njerëzit mashtrimin?!
Klement Balili është një 40 vjeçar “i fortë”, i rritur afër politikës dhe me dorë në pasurinë e tij. Lindur në Delvinë, por pronar i hershëm në Sarandë. Me shije ashtu- ashtu, përderisa ka ndërtuar gjithë atë hotel në Sarandë dhe nuk ta ka ënda të pishë një kafe. Punonjës i administratës së shtetit, mik i politikanëve më në zë, duke nisur nga Ilir Meta (kryetar Kuvendi) te Gramoz Ruçi (ministër i punëve të brendshme i PPSH dhe kryetar i grupit parlamentar të PSSH); madje kanë treguar se ka miqësi të thellë alias Rama me vetë Ramën (kryeministër). Kur e shpallën si trafikant droge, ai ishte në punë të tij si drejtor i Transporteve në Bashkinë e Sarandës. Greqia lëshoi një urdhër për “internacional wanted” dhe i vuri nofkën “Escobar i Ballkanit”. Klementi, për të mos u ndjerë i bezdisur nga njerëz, e la detyrën në Bashki dhe ia kaloi nipit. Në Sarandë ndodhej ditë për ditë e natë për natë, dasma e mortje. Për fat të tij nuk është dashamirës alkooli. Gazetarët mund ta fotografonin kudo. Greqia e kërkonte kudo. Klementi i bënte pushimet në bregdetin Sarandës dhe priste e përcillte miq në hotelin e vet…
Të gjithë thërrisnin: “Pse nuk e kapin Klement Balilin?”. Madje edhe vetë Policia dhe qeveria bënin sikur “u lodhën”, por nuk po e gjejnë. Prapë Greqia lëshonte urdhra nëpër botë. Bota pyeste Policinë këtu dhe policia i thoshte “lëre atë punë, Greqia na e ka me inat”. Ata ktheheshin në rrugë… Këtu nuk ishte Balili “djalli”, ose fajtori i të gjithave. Këtu, një e treta e sipërfaqes së territorit u mboll me kanabis, dhe trafikohej nëpër botë. Përditë vazhdon…
A tha njeri një fjalë kundër drogës? Ministri thoshte se “Lazarati i PD është sipërfaqe më e madhe se Shqipëria e PS” dhe e pranonin. Kryeministri bënte sikur nuk e kishte mendjen. Kryetari i Kuvendit fliste për “mushkonjat e Rognerit”. Opozita tregonte të njëjtën përrallë me drogën, si sot si nesër. Ambasadori i SHBA, Lu, se nga u fut e nuk u duk më.
Përveç Lu, që nuk e ka luksin të jetë i ekspozuar, të tjerët- një natë më parë kishin qenë për darkë me Klement Balilin.
… Sot po kërkojnë Balilin. Në zyrën e kryeministrit mblidhen edhe shefi i SHISH, edhe ambasadori i SHBA. Lëshojnë vetëm një sinjal që ta bëjnë median të hyjë në spekulime. Sot mediat duket se gjurmonin Balilin. Disa shkrunin se është në Sarandë, disa në Tiranë.
E gjitha është një farsë. Po bëjnë sikur kërkojnë Balilin, por në fakt akoma nuk janë të sigurtë që ta dorëzojnë. Edhe po ta dorëzojnë, e dorëzojnë si “trofe” të ndershmërisë. Pas fitores së Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, këta e kuptojnë se ndryshoi e tëra. Këtu ka një llogari të thjeshtë: Gjithë ngrefosja e qeverisë dhe e ambasadorit Lu, se do të “arrestojmë!, o zot ç’nam do të bëjmë!”, e tëra do të kthehet në bumerang.
A mund të jetë droga në Shqipëri indicie për të bërë “inventarin” si e ushqeu krimin politika dhe diplomacia?…
Përderisa po ndodh në Shtetet e Bashkuara, pse të mos ndodhë edhe këtu kërkimi ndaj krimit? Sot nga SHBA kishte një lajm se u zbuluan 224 tunele ku transportohej droga që nga Meksika. Edhe ajo një plaçkë lufte ishte. Duhen dorëzuar plaçkat.
Edhe këta këtu, me sa duket po mbledhin rraqet para 20 janarit kur betohet Presidenti i ri i SHBA.
/Veritas.com.al/