Forcat RENEA janë duke ushtruar paraditen e sotme disa kontrolle në Shijak. Raportohet se kontrollet po zhvillohen në vende ku dyshohet se mund të jenë të dyshuar për procedentë kriminalë. Forcat RENEA kanë kryer kontrolle në disa banesa, edhe në kuadër të operacionin ‘Porositësi’, i cili pak ditë më parë shkatërroi një grup kriminal me 15 persona të akuzuar për vrasje.

 

Mediat shkruajnë se kontrollet mund të jenë rezultat edhe i kërkimeve për Ervis Martinajn, i cili prej 8 gushtit rezulton i zhdukur, por ende nuk ka një konfirmim nga autoritetet.