Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili është marrë i pandehur për dosjen Partizani.

Dhëndri i Sali Berishës kërkoi revokim e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, por nuk iu aprovua nga togat e zeza.

Jamarbër Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”.

Të pandehur për korrupsion janë marrë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe tre persona të tjerë.

Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Ndaj kreut të PD-së është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *