Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej afro një muaji në paraburgimin e Durrësit, është nisur drejt Tiranës, ku pritet të marrë pjesë në seancën në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Kryebashkiaku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë arrest në burg. Do të jetë gjyqtari Engert Pëllumbi i cili do të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e Veliajt apo të lërë në fuqi vendimin e Erion Banit.

Prej datës 10 shkurt, Veliaj mbahet i arrestuar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *