Nga: Jonathan Tirone/

Bashkimi Europian pothuajse mund të dyfishojë numrin e programeve të bashkëpunimit për mbrojtjen të zhvilluar për të fuqizuar forcën ushtarake të bllokut 28-vendesh.

BE po shqyrton 33 projekte të reja nën programin e saj të ashtuquajtur PESCO dhe mund të vendosë në nëntor nëse do të procedojë, tha shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini në një konferencë në Vjenë. Qeveritë evropiane aktualisht po zbatojnë 17 projekte për të rritur bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes midis vendeve anëtare.

“Të gjithë anëtarët ndihen komfort me punën ne vazhdim”, tha Mogherini pas një takimi të ministrave të mbrojtjes në kryeqytetin austriak. Blloku po adopton një “qasje graduale” për thellimin e bashkëpunimit dhe mund të marre ne konsideratë idenë qe te ftoje vendet jo anëtare për të marrë pjesë në të ardhmen.

SHBA ka paralajmëruar BE-ne rreth diskriminimit ndaj kompanive amerikane, pasi qeveritë kombëtare të bllokut shtyjnë përpara planet për më shumë bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes, duke evidentuar fërkimet e mundshme në marrëdhëniet transatlantike. BE thotë se duhet të zhvillojë mundësitë e veta të mbrojtjes jashtë Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në mënyrë që të stabilizojë flukset e emigracionit dhe të mbrojë kufijtë e saj.

Mogherini tha se Operacioni Sophia në Mesdhe i Bashkimit Evropian ka ulur hyrjet e emigrantëve pa dokumente me katër të pestat dhe ka zvogëluar numrin e mbytjeve në det. Ministrat e mbrojtjes ishin “unanim” në mbështetjen e tyre për programin, tha ajo.

Veritas.com.al/