Rrëzohet kërkesa e e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës së arrestit shtëpiak.

Gazetari Ermal Vija raporton se gjyqtarja Irena Gjoka lë të pandryshuar masën “arrest shtëpie” për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij, të cilët akuzohen për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.