
Arben Imami e ka cilësuar si fiktive mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë që mbledhja e forumit më të lartë vendimmarrës në PD, Imami tha se po diskutohet vetëm mbi një draft, ndërkohë që janë rrëzuar me shumicë dërrmuese votash propozimet e bëra.
“Partia vijon të mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike”, tha Imami, duke shtuar se do të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e forumeve të kësaj partie.
Veritas.com.al/