Është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në selinë e saj.
Mësohet se mbledhja ka nisur me prezantimin e ndryshimeve në statut, që janë bërë të njohura nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.
Këshilli Kombëtar përbëhet nga 256 anëtarë, ku përfshihen kryetarët e degëve, deputetët dhe kryetarët e bashkive, si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi Kombëtar.
I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, një prej themeluesve të PD dhe kritikëve të Bashës.
Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.
Thuhet se:
- Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
- Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
- Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.
Pas mbledhjes dhe në ditët që vijnë do të shikojmë çfarë ka bërë edhe kjo mbledhje… Nuk besohet se ka gjë të mirë për Opozitën
Veritas.com.al/