Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Parlamentar të Mandateve, ku është diskutuar për raportin përfundimtar, për heqjen ose jo të imunitetit të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir tahiri.

Këshilli ka vendosur që në Kuvend do të shkojnë dy raporte.

Njëri raport: Socialistët do të kërkojnë në Kuvend, që Saimir Tahiri të hetohet por ndaj tij gjithashtu të ketë dhe kontroll banese dhe kontroll personal, por jo heqje imuniteti dhe arrestim.

Raporti i dytë: PD dhe LSI me propozimin e prokurorisë së krimeve të rënda, për heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e Tahirit.

Të dy raportet do të hidhen në votë në Kuvend.

Veritas.com.al/