Perfaqesuesi i Larte Politik i BE, Josep Borrell theksoi se BE mbetet e angazhuar për integrimin evropian të Shqipërisë. Ai gjithashtu bëri me dije se është dakordësuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asocimit me kryeministrin Edi Rama për t’u tërhequr nga skema e pasaportave të artë.

“Zakonisht këto takime vjetore mbahen në Bruksel por sot jemi në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që Shqipëria është pranë nesh. Me ketë duam të japim një sinjal të fuqishëm politik për angazhimin e BE për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. E përdorim Këshillin si ndërveprim institucional më të rëndësishmin ndërmjet BE dhe Shqipërisë. Përmes këtyre takimeve marrim në konsideratë përparimin, shqyrtojmë se çfarë është bërë dhe çfarë pune kemi ende përpara. Mesazhi kryesor nga kjo mbledhje është angazhimi ynë i patundur për integrimin evropian të Shqipërisë.

Dua të pranoj se ky vend ka treguar një angazhim të fuqishëm ndaj reformave të nevojshme dhe ka aritur në etapa të rëndësishme në fushën e drejtësisë. Kjo është një mundësi e qartë për të ecur më tej përpara, institucionet duhet të përshpejtojnë reformat. Ne patëm mundësi të mirëpresim deklaratën e Ramës që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej dhe kemi trajtuar çështje të tjera në takim sidomos polarizimin e fuqishëm dhe shumë çështje të tjera.