Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka propozuar Kryeministrit Edi Rama emrat e ministrave teknikë të qeverisë sipas marrëveshjes PS-PD.

Rama dhe Basha u takuan sot në Pallatin e Kongreseve për 45 minuta për të diskutuar pikërisht këto emra, që do të votohen nesër në Parlament.

Emrat e ministrave të rinj janë bërë publike nga mediat, ndërsa nuk ka ende asgjë zyrtare.

Ledina Mandia – Zv/kryeministre

Dritan Demiraj – Ministri i Brendshëm

Helga Vukaj – Ministre e Financave

Gazmend Bardhi – Ministër i Drejtësisë

Mirela Karabino – Ministre Arsimi

Zhulieta Kërtusha – Ministria e Mirëqenies Sociale

Arben Beqiri – Ministër i Shëndetësisë

/Veritas.com.al/