Lajmi, ne thelbin e vet, eshte i bujshem: Nje terrorist nga Taxhikistani jetonte mes nesh ne Tirane; ai kishte ardhur ketu per te vrare nje iznesmen perkunder pageses prej 40 mije euro. Te tjere njerez jane vrare keto 30 vite pa lene asnje prove kush i vrau.
Zukurov u kap dhe u ketradua drejt Gjermanisë ku eshte i etiketuar si terrorist. Sot është ekzektuar vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi që terroristi nga Taxhikistani, Komron Zukhurov të ekstradohet drejt Gjermanisë.
24-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri. Ai u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. Zukurov akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste|’ dhe dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryen veprimtari në emër të ISIS.
Ndërkohë në Shqipëri ai kishte ardhur për të ekzekutuar biznesmenin Albano Aliko, për të cilën do të paguhej 40 mijë dollarë.
Por, në seancën e fundit gjyqësore avokati i tij mbrojtës Asllan Dogjani, kërkoi që klienti i tij të mos ekstradohej pasi atje e kanë dhunuar me rrymë elektrike.
VERITAS.COM.AL/