Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar në këto momente një takim në Kryeministri me Ramën.

Report Tv ka mësuar se arsyet e takimit janë zgjedhjet parlamentare,  Kim e ka uruar përballë z. Rama për fitoren, por edhe stërvitja ‘Defender 2021’.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë shumë aktive për mbarëvajtjen sa më të qetë dhe demokratike të zgjedhjeve të 25 prillit. Për gjatë gjithë ditës së diel diplomatja amerikane, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka qenë në terren si monitorues në qendra të ndryshme votimi në Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Yuri Kim nënvizoi se çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të votojë pa frikë dhe pa ndërhyrje. Pas përfundimit të votimit, Yuri Kim monitoroi po ashtu edhe disa qendra numërimi, kryesisht në kryeqytet, të cilët i inkurajoj dhe përgëzoj për angazhimin e tyre.