Kim Kardashian është bërë bjonde përsëri. Ajo u është rikthyer flokëve të bardha për shfaqjen e modës “Yezzy Fall 2016”, ku bashkëshorti i saj prezantoi një pjesë të koleksionit të tij.
E veshur me një peliçe të bardhë, Kim ka arritur të marrë sërish vëmendjen, pasi ka suprizuar me këtë ndryshim të papritur në pamje
Ndërkohë që prezantonte koleksionin e ri të veshjeve dhe një pjesë të këngëve të albumit të ri të shumëpërfolur, Kanye West falenderoi bashkëshorten e tij Kim, për përkrahjen e saj.
“Dua te falenderoj gruan tim dhe familjen që më ka mbështetur kur unë marrosem pas modës”, – deklaroi Kanye gjatë shfaqjes.
Kjo nuk është hera e parë që Kim suprizon. Ajo u bë kryefjalë e mediave rozë gjatë, në 2015 kur u shfaq me flokë bjonde javës së modës ne Paris.