Dy faqe në internet të universiteteve kryesore në Kinë duket se kanë publikuar dhe fshirë kërkime akademike në lidhje me origjinën e koronavirusit, sipas një raporti.

Postimet në faqet e internetit të Universitetit Fudan dhe Universitetit të Gjeoshkencave të Kinës (Wuhan) u fshinë nga llogaritë në internet – në një përpjekje të mundshme për të kontrolluar narrativën që rrethon pandeminë, raportoi The Guardian.

Universiteti i Wuhanit dukej se kishte botuar dhe fshirë pastime në lidhje me kërkimet akademike që ministria e shkencës dhe teknologjisë së Kinës duhej të aprovonte përpara publikimit.

VERITAS.COM.AL