Menjëherë pas momentit kur u shpall plani për zhvendosjen e kryeqytetit të Egjyptit nga Kajro ku ndodhet sot, nisën dozat e mëdha të skepticizmit nga kritikët, si në Egjypt ashtu edhe jashtë vendit. Kryeqyteti do të zhvendoset diku rreth 28 milje larg Egjyptit, në shkretëtirë.

Me trazira politike, përmes një gjendjeje të keqe ekonomike, me problemet e Egjyptit, do të ishte shumë e rëndësishme sikur të pranohej projekti. Javën e kaluar, sidoqoftë, një burim i papritur, e shtyu projektin drejt kompletimit. Kjo ishte Kina. Duke ringjallur historinë e lashtë, marrëdhëniet e dy kombeve, historinë e përbashkët që daton që nga periudha e “Rrugës së mëndafshit”, shjumë kompani kineze janë paraqitur për të kontribuar me miliarda dollarë që nevojiten për të financuar projektin.

E fundit që u paraqit nga Kina, ishte Kompania e Zhvillimit të Tokës së Kinës në të Ardhmen (CFLDC); akordimi  prej saj i20 miliardë dollarë mbushi faqet e para të gazetave. Një tjetër kompani kineze ka premtuar 15 miliardë dollarë të tjerë.

Çfarë përfiton Kina?- ju mund të çuditeni.

Sipas  Atlantic, që paraqiti projektin kapital në fillim të muajit, kombi i Lindjes është në proces përkrahjeje ndaj lidhjeve në rajon me qëllim që të inkurajojë zhvillimin e bizneseve të Kinës nëpër Botë.

Për disa kohë, zhvendosje të tilla kanë qenë projekte favorite të qeverisë Egjyptiane për urbanizimin, që do të thotë të krijohen kushte më të mira jetese pa prekur ose dëmtuar qendrat ekzistuese të banimit në qytetet e mëdha.

/Veritas.com.al/