Ekzemplari i rrallë lindi para tre muajsh dhe nuk mund të lirohet. Eksperti: “Kjo specie zakonisht mund të jetoje deri në 30 vjet”

Ajo ka lindur në robëri në strehën per kafshët e egra te Shangrao dhe e ka lene Kinën me goje hapur.

Bëhet fjale për një breshkë me dy koka, një ekzemplar i rrallë që nuk mund të lirohet pasi studiuesit janë të bindur se nuk do të mbijetojë nëse lihet e lire.

Jiang Jianping, një studiues në Institutin e Biologjisë në Chengdu, shpjegoi se mutacioni është shkaktuar nga anomalitë gjenetike apo faktorë të tjerë ambientalë. “Nuk do të jetojë gjatë sa breshkat e tjera,” ka deklaruar Jiang Jianping-Kjo specie zakonisht mund te arrijë deri në 30 vjet “.

Në të kaluarën janë zbuluar breshka të tjera me dy koka. Një video e publikuar pak ditë më parë ka treguar për herë të parë në të gjithë botën breshkën e vogël, e cila është vetëm tre muajshe

Veritas.com.al/