( Katrina Miles jetonte në banesë me prindërit dhe katër fëmijë)/ 

Të afërmit dhe familja e të dyshuarve si të vetëvrarë në Perëndim të Australisë, thonë se janë “të tronditur” nga ajo që ndodhi.

Të afërmit që nuk dhanë emrat të familjes Miles thanë se “janë akoma duke u përpjekur që të kuptojnë se si ndodhi” gjithë tragjedia.

Shtatë persona, mes të cilëve katër fëmijë u gjetën dje në mëngjes të vrarë në Margaret River të Australisë.

Katrina Miles, katër fëmijët e saj dhe prindërit Peter dhe Cynda Miles të gjithë u gjetën të vrarë në banesën e tyre në Osmington, afër Margaret River.

Policia konfirmoi se besohet se vrasësi është mes të vdekurve.

Komisionari i Policisë i Margaret River, Chris Dawson tha se “Dëshiroj që Policia të mos presë që ndonjë person i jashtëm është i përzierë në vrasje. Policia nuk po kërkon për ndonjë person tjetër”, tha ai për Reuters.

Ai tha se tre armë zjarri janë gjetur në pronë që i përkasin Peter Miles, 61 vjeç.

Veritas.com.al/