Fotoja e një gruaje myslimane, e cila kalon pranë viktimave të aktit terrorist në Londër, por nuk reagon, ka shkaktuar një valë komentesh online.

Shumë njerëz e kanë akuzuar gruan myslimane se po injoron viktimat e krimit terrorist.

Personi që bëri fotografinë e gruas myslimane, e cila sheh telefonin e saj ndërsa kalon në urën e Uestminsterit, nuk e ka mendjen çfarë po ndodh.

Fotografi 28-vjeçar, Jamie Lorriman tha se ajo nuk po injoronte skenën e krimit. Por ndjekësit e medias online pyesin: “Atëherë çfarë po benë në atë tmerr?”.

Pesë persona, përfshi këtu autorin e sulmit, humbën jetën nga sulmi terrorist pranë parlamentit në Londër.

/Veritas.com.al/