Me intervistën e tij ndezëse dhe përpjekjet për të riparuar dëmin, vizita e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar la një gjurmë – dhe gazetat përpiqen ta pasqyrojnë këtë sipas tyre:  

 The Guardian përqendrohet në përpjekjen e Donald Trump për të pastruar rrëmujën që ai ka krijuar me komentet e tij duke bërë atë që bën më mirë – duke e mohuar atë: “Nuk e kam kritikuar kryeministren. Ky është një lajm i rremë, tha Trump “.

Image result for Briton newspapers on trump's vizit

Ndërkohë, the Sun, burimi i të ashtuquajturit “lajmi i rremë” i Trump, përdor faqen e saj të parë për të mbrojtur scoop-in e saj nga dita e mëparshme. Ajo vazhdon me “Fake Schmooze”, dhe thotë se Trump është “detyruar” te kacavirret për të rregulluar gjërat me Theresa May. Është e pakundërshtueshme që ai nuk ka bere hapa prapa në pjesën më të madhe të atyre që ka thënë për gazetën.

Image result for Briton newspapers on trump's vizit

The Independent  gjithashtu merr dhe përpjekjen e presidentit për t’u kthyer në atë që ai me sa duket i ka thënë  the Sun, me një përpjekje disi ironike: “Kthesa e Trump-it -” niveli më i lartë i te veçantit”.

Image result for the independent newspaper on trump visit

The Mirror shkon larg me një foto të presidentit amerikan duke pozuar disi i vetëkënaqur në kolltukun e Winston Churchill dhe pyet se si guxon ai të zërë vendin e shquar pas ka fyer “vendin  tonë”, duke e bere me turp “Mbretëreshën tonë”, duke poshtëruar “kryeministren tonë”. Është kaq i zemëruar saqë përdor vetëm dy të tretat e pikave te zakonshme në titullin “Si guxon ….”.

Image result for Briton newspapers on trump's vizit

The Times fokusohet në anën tregtare te gjërave me te, “Trump: Dua një marrëveshje tregtare”, duke theksuar se presidenti ka ndryshuar sjellje dhe ka lëshuar lavdërime për Kryeministren.

Image result for Briton newspapers on trump's vizit

The FT gjithashtu luan me ndryshimin e kursit te presidentit sigurisht, edhe pse me Brexit në mendje, duke thënë  “Trump ndërron mendje mbi Brexit në përpjekje për të ndrequr urat me May”.

Image result for The newspaper FT on Trump Visit

The Ekspress kthehet në temën e mbajtjes së dorës midis këtyre dy udhëheqësve, “Prit! Do te te jap një marrëveshje. ”

Image result for Britain newspapers on trump's visit

 The Daily Telegraph qëndron me Brexit por përpiqet ta kthejë vëmendjen tek kryeministrja, me “Zbuluar: këshilla nga Trump që May  shpërfilli”.

Related image

The Daily Mail përdor vizitën mision shembës te Trump për të sulmuar Jeremy Corbyn. Kontraston “madhështinë” e Trump që takon Mbretëreshën, me vendimin e kreut të Laburisteve për t’u bashkuar me 100,000 protestues, duke e quajtur atë një “xhuxh”.

Image result for Britain newspapers on trump's visit

Veritas.com.al/