Gruaja që shikoni në fotografi është viktima e së shtunës mbrëma në rrugën ‘Mihal Grameno’, zonë e Tregut Elektrik në Tiranë.
E ndjera Gjystina Shpani (Picaku) e moshës 48- vjeçare me origjinë nga Mati, ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze të cilët i kishin kaluar të 20-at.
Shpani u përplas nga një makinë tip “Audi A 4”; shoferi as qëndroi për një ndihmë sado të thjeshtë, por cila u largua nga vendi i aksidentit.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, zonja Shpani humbi jetën menjëherë. Policia vijon hetimet, me synim kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi vdekjen e 48- vjeçares.
/Veritas.com.al/