Të gjithë e kanë përjetuar me dhimbje humbjen e Klajdi Shehut. Nga dy pasionet e mëdha që kishte në jetë, njëri i mori jetën. Inxhinieria informatika dhe fluturimi me motor ishin dy pasionet; motori i ndërpreu të dy pasionet dhe jetën e tij.
Inxhinieri i informatikës, Klajdi Shehu, personi që shihni në fotot e publikuara nga “Tv Klan”, humbi jetën sot në një aksident në Himarë.
Ai humbi kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, dhe u përplas me shtyllën anësore të rrugës.
39-vjeçari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë ku nuk ka mundur të mbijetojë.
Shehu mësohet se jetonte në Tiranë, ku ushtronte profesionin e inxhinierit të informatikës si një nga më të mirët e fushës së tij në vend.
Klajdi Shehu ishte i martuar dhe baba i një vajzë.
Veritas.com.al/