Ikona britanike e Kulturës dhe i ashtuquajtur “kumbarë i artit punk rok” John Lydon (Johnny Rotten) ka përshëndetur “harenë” e populistëve, të lëvizjes anti- establishment kudo në Perëndim.

Zoti Lydon mbështeti Brexit-in, duke pohuar se Presidenti Donald J. Trump në mënyrë të pandershme ishte njollosur nga media e “krahut të majtë”, dhe tha se donte të tokte duart me “fantastikun” Nigel Farage për rolin e tij mbi elitat.

Duke folur në ITV, programin “Good Morning Britain”, Rotten vlerësoi se si ish lideri i UKIP, Farange, priu një ushtri të tërë pro- Brexit të cilën e quajti “Beteja e Tamizit” – ku u përball dhe fitoi me grupin miliarder pro- BE dhe njerëzit e famshëm.

“Ku të rrimë në Brexit? OK, këshu është kjo punë: Klasa punëtore ka folur, dhe unë jam një nga ata, dhe unë jam me ta”, tha ai.

Ikona e artit “punk” gjithashtu tha se presidenti Trump është një tip i politikanit “punk rok” që është atakuar pandershmërisht  nga media e establishmentit.

Ai e quajti zotin Trump “një mik i komplikuar”. Çfarë nuk më pëlqen- tha ai , është media e krahut të majtë në Amerikë po përpiqet të njollosë si një tip racist, dhe kjo është komplet e pavërtetë”.

/Veritas.com.al/