Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin sot për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Pas kryerjes së procesit të verifikimit të kritereve profesionale, etike dhe pasurore është vendosur konfirmimi në detyrë i tij.

KPA ka vërejtur se Zaganjori nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurive dhe se nuk mbulon pasurinë me burime të ligjshme. sipas tij, gjyqtari nuk ka deklaruar saktë shpenzimet e kryera.

Çështja kishte kaluar në KPA, pas apelimi të Komisionerit Publik, duke kërkuar shkarkimin e gjyqtarit me argumentin se ka probleme me pasurinë.

Zaganjori kaloi fazën e parë të vlerësimit në KPK, por vendimi i saj u ankimua në KPA nga Komisioneri.

Vetë zoti Zaganjori nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

VERITAS.COM.AL/