Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e cila ka zgjatur gati një orë, Braho ka prezantuar drejtuesit e rinj të seksioneve: Vladimir Mara si drejtues i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Dorina Bejko si shefe e Seksionit kundër Korrupsionit dhe Altin Dumani si shef i marrëdhënieve me jashtë.

Sipas burimeve për A2 CNN, Braho ka kërkuar hetime efikase dhe vëmendje të shtuar ndaj çështjeve të vjetra që ndodhen në duart e prokurorëve.

Braho u zgjodh si drejtues i SPAK muajin e kaluar. Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët, kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori vetëm një votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Braho pason në detyrë Altin Dumanin dhe do të qëndrojë për tre vitet e ardhshme në krye të këtij institucioni.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *